Tarifa për provimet e mbartura, Senati i UT kundër Ramës

0
127

TIRANE
Kur Tirana është ‘pushtuar’ nga një valë e madhe protestash të studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka dalë në mbështetje të tyre.

Përmes një njoftimi për shtyp, Senati bën me dije se në mbledhjen e sotme u arrit unanimisht që të gjitha kërkesat e studentëve të plotësohen.

Po ashtu bie në sy edhe fakti se sipas Senatit, pika 4, tashmë e shfuqizuar nga Ministria e Arsimit, që lidhet me tarifat për provimet e mbartura, nuk është propozuar nga Universiteti, por nga Këshilli i Ministrave.

Kujtojmë se kryeministri Rama u shpreh me herët për këtë çështje se tarifat i kishte caktuar Rektorati.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here