Skocia e trembur për ndeshjen me Shqipërin: Frikë braktisja e tifozëve!

0
43

Një kockë e fortë, por jo një kundërshtar i pathyeshëm në Europë. Skocia, ashtu si edhe Shqipëria, nuk shquhet për ndonjë lojtar yll të saj, që dallon nga të tjerët, por forcën më të madhe kanë grupin dhe tifozët.

Duket sikur po flasim për kuqezinjtë, por ngjasojmë aq shumë ndaj kundërshtarëve tonë sot, aqsa është e vështirë të bësh një dallim. Në prag të kësaj ndeshje, Shqipëria mund të jetë e lehtësuar disi, kundërshtari e ka humbur një nga pikat më të forta, tifozët.

Ata nuk do t’i ketë në stadiumin e Glasgout në ditën e sotme, ose më mirë nuk do të jenë të shumtë në numër. Mediat skoceze bëjnë të ditur se numri i tifozëve ndaj Shqipërisë do të jetë më i vogël edhe se ai ndaj Belgjikës, nuk do t’i kalojë as 20.000 tifozë, ndërsa kapaciteti i plotë i stadiumit i tejkalon 50.000 tifozë.

Arsyet për të dërguar çështjen deri këtu janë të shumta, ku përveç performancës së dobët të lojtarëve, ka ndikuar edhe shtrenjtimi i çmimeve të biletave, duke marrë parasysh edhe emrin e kundërshtarit.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here