Rama prezanton nismën në Elbasan: Këtë vit drejtorët do nisin shkollën!

0
101

Nga Elbasani ku shpërndau libra falas në një takim me nxënës dhe mësues që u zhvillua në Gjimnazin “Dhaskal Todri”, kryeministri Edi Rama prezantoi një nismë të re, që ka të bëjë me trajnime menaxheriale për drejtorët e shkollave.

Rama tha se këtë vit nis shkolla e drejtorëve, ndërkohë që theksoi se janë hequr 300 të tillë që vareshin nga interesa politike.

“Këtë vit shkollor, pasi nuk mund të them datë, nis shkolla e drejtorëve. Nuk mundet dot të synojmë më shumë nëse do të vazhdojmë me këtë nivel. Kemi hequr 300 drejtorë shkollash dhe nuk i kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar me 300 mësues shumë të mirë. Shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar në mënyrë të vazhduar menaxherët e shkollave. Ashtu sikur trajnimi i mësuesve ka ndryshuar”, deklaroi kryeministri. “Sot kemi mundësi të shikojmë me më shumë ambicie të nesërmen, se kemi vendosur disa baza dhe kemi filluar t’i shohim, t’i krijojmë mundësitë për të kthyer mbrapsht tek familjet frutet e përpjekjeve dhe vëmendja jonë është e gjitha aty”, tha Rama. /Balkanweb

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here