Pse sot opozita sulmon Spiropalin?!

0
326

 

Nuk është i papritur sulmi i baltës së opozitës ndaj Ministres së Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht zëdhënëse e Këshillit të Ministrave, Znj. Elisa Spiropali.

Elisa, është një nga figurat në ngritje dhe të pakta mirfilli politike në kabinetit e reformuar në fund dhjetorin e shkuar, por njëkohësisht edhe më e ekspozuara në përballjen frontale me opozitën sëbashku me Taulant Ballën.

Nga ana tjetër, pjesa tjetër e qeverisë ka anëtarë më shumë teknikë se sa politikë. Për Partinë Demokratike dhe LSI-në, Elisa është një target i detyruar për të goditur kryeministrin Rama.

Kjo është një strategji e tyre që nuk e shohim sot, por tash e 5 vite. Në mandatin e parë, dy nga ministrat e rinj të Ramës ishin Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj.

Të rinj në politikë por njëri kryetar I PS-së për Tiranën dhe tjetri i programuar për Bashkinë e kryeqytetit. Sulme nga më ordineret, të prodhuara në zyrën e SHQUP-it dhe të shpërndara nëpërmjet kazanit toksik të medias.

E njëjta regji, me të njëjtët aktorë dhe me të njëjtën fabul. Sulm frontal, me të gjitha mjetet, duke mos kursyer të madh e të vogël, burrë, motër, vëlla e ç’farë ti dale para makinerisë së baltës, vetëm në emër të pushtetit të tyre politik, dhe mbrojtjes me çdo kusht ndaj drejtësisë së reformuar.

Meqenëse znj. Spiropali ka mbajtur një post të rëndësishëm si Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave prej gati dy vitesh, dhe një post që është demonizuar gjithmonë nga shqiptarët, opozita e ka të vetmen kartë kundër saj dhe Edi Ramës.

Sot, e humbur në drejtim të paditur, pa busull. pa alternative, jo konkuruese, dhe të tmerruar prej reformës në drejtësi, intesifikimi i filmave me babale, shërben si komardarja e fundit mes dallgëve të detit.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here