Panucci komenton shortin e “Euro 2020”: Synojmë vendin e dytë

0
38

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panucci, ka komentuar shortin e hedhur në Dublin të Irlandës për “Euro 2020”.

Në një prononcim për SuperSport, tekniku italian i Kombëtares Shqiptare e quajti një short të pranueshëm,që mund të kishte qenë edhe më i mirë, por edhe më i keq.

Ndërsa theksoi se nëse do ketë skuadrën në formë, mund të synojë vendin e dytë.

Çfarë mund të na thoni pas shortit?
Mund të shkonte më mirë, por edhe më keq. E pranojmë dhe do të punojmë që të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar.

Kush ju tremb më shumë në këtë grup?
Franca është favoritja e madhe, por dhe Turqia e Islanda janë ekipe mjaft të mira dhe do të garojnë për vendin e dytë.

Sa janë shanset për kualifikim sipas jush?
E rëndësishme është që të kem lojtarët në formë. Juve nuk u intereson shumë gjendja e lojtarëve, por vetëm rezultati, ndërsa mua më intereson forma e tyre për momentin.

Kundërshtarët kanë histori të ndryshme…
Duhet ta shkruajmë ne historinë. Duhet të bëjmë çdo gjë për të fituar, duhet të bëjmë një luftë.

Do e kemi gati skuadrën në mars? Lojtarë si Roshi e Sadiku?
Uroj që t’i kemi gati të gjithë lojtarët, pasi do të jetë më e lehtë përgatitja e ndeshjeve.

Nëse do të kemi të gjithë lojtarët ku e shihni Shqipërinë?
Do e shihja duke luftuar me Islandën dhe Turqinë për vendin e dytë në grup, që na çon edhe në Europian.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here