Milani vuan, por në fund fiton

0
6

Milani është kthyer te fitorja në kampionat në takimin e luajtur mesditën e sotme kundër Parmës në shtëpi. Ka qenë një fitore e vuajtur për ekipin e Gattusos, që ka arritur të marrë tri pikët falë përmbysjes së arritur në pjesën e dytë.

Pasi 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, takimi i “San Siros” është zhbllokuar në minutën e 50-të dhe kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar në avantazh me Inglese, i cili ka mposhtur portierin Donnarumma me një goditje me kokë.

Gëzimi i Parmës ka zgjatur vetëm 5 minuta pasi vendasit janë kundërpërgjigjur menjëherë me Patrick Cutrone, i cili ka kthyer ekuilibrin me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë.

Në minutën e 71-të ka ardhur përmbysja e kuqezinjve, të cilët kanë realizuar golin e dytë, të shënuar nga Kessie me penallti, e cila është akorduar pas ndërhyrjes së VAR-it.

Kështu, pas një humbjeje dhe një barazimi në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, Milan është kthyer te fitorja dhe është ngjitur në vendin e katërt të renditjes.

Një pozicionim i përkohshëm ky, duke parë se Lazio, që mban vendin e pestë dhe është vetëm dy pikë larg milanezëve, do të luajë në orën 18:00 në fushën e Chievos. Tifozët e Milanit do të shpresojnë që Lazio të lërë pikë sot ndaj Chievos.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here