LAJMI I FUNDIT/ Nuk ka mbaruar ende! Milani provon kartat e fundit për SMS!

0
51

Ka ende shpresë… Edhe pse shumë e vogël, sipas Sportmediaset, Milani nuk ka hequr dorë plotësisht nga ëndrra e quajtur “Milinkoviç-Saviç”. Sipas asaj që shkruan portali italian, në fakt, Klaudio Lotito, presidenti i Lacios, ka azhurnuar “deadline”, pra kufirin brenda të cilit duhet shitur serbi.

Afati i fundit, tani, është fundi i merkatos italiane dhe më pas ndërkombëtare. Lacio pranon oferta mbi bazën e 120 mln eurosh.

Nga ajo që rezulton për Sportmediaset, Milani është klubi më pranë serbit, sepse ka propozuar një ofertë ndryshe, duke u përpjekur që të kënaqë kërkesat e Lotitos: 40 mln euro huazim dhe 80 mln euro me të drejtë blerje, ndoshta që mund të ulet me përfshirjen e kartonit të Borinit ose Bonaventurës.

Oferta është refuzuar, por nuk është e thënë që Lotito të mos ndërrojë mendje. Pas mbylljes së merkatos italiane, pra të premten, Lotito do të presë Real Madridin…

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here