Konflikti për rregullat e qarkullimit, afrikanët dhunojnë shqiptarin

0
7

Pas një konflikti për rregullat e qarkullimit, një 28-vjeçar ka rënë pre e dhunës nga disa persona.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në Firence të Italisë. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar është ndjekur nga 3 afrikanë në një lokal në vendin e tij të punës dhe më pas është sulmuar.

‘Ansa’ shkruan se në ndihmë të tij ka shkuar edhe shefi i tij, i cili po ashtu ka rënë pre e dhunës.

Mësohet se shqiptari ishte duke kaluar me biçikletë në rrugë teksa ka nisur të zihet me agresorët. Shqiptari është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here