Kapen me laborator droge në Angli, gjykata lë në burg dy shqiptarët

0
18

Dy shqiptarë të përfshirë në rritjen e 1433 rrënjë kanabisi, me vlerë tregu 1 milion stërlina, janë dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e qytetit Hull në veri të Anglisë.

Sipas mediave angleze, bëhet fjalë për Pluton Kamberin, 23 vjeç dhe Ervis Bashllarin, 31 vjeç. Ata u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin që kishin marrë (11.000 stërlina secili) për të hyrë ilegalisht në Angli.

Prokurori i çështjes e konsideroi fabrikën e kanabisit në bodrumin e një restoranti indian, si një operacion kriminal të sofistikuar. Policia gjeti gjatë bastisjes së kësaj fabrike 1433 rrënjë kanabis në total, prej të cilave 600 gati për t’u prerë e paketuar për shitje.

Kamberi dhe Bashllari i pranuan akuzat për kultivimin e lëndës narkotike të klasit B dhe më tej rrëfyen edhe arsyen e ndërmarrjes së këtij aktiviteti kriminal. Gjatë marrjes në pyetje, Ervis Bashllari i tha policisë se ai merrej konkretisht me ujitjen e bimëve të kanabisit dhe supozohej të paguhej 100 stërlina në ditë por prej shumë javësh ai nuk ishte paguar . “Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri” ka pohuar 31 vjeçari për policinë.

Pas kryerjes së plotë të dënimit, Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari do të dëbohen nga Anglia.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here