Julian Deda tregon pse u largua nga “Portokalli”: Nuk ikëm, por…

0
28

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë aktori i njohur Julian Deda.

Ai ka folur për të rejat e fundit nga jeta e tij personale por edhe ajo profesionale. Edhe pse ka vite që ka vazhduar një karrierë veçmas, grupi “SHBLSH” dhe koha e tij në “Portokalli” vazhdojnë të kujtohen me nostalgji. Dy moderatoret e kanë pyetur Julin pikërisht për atë periudhë dhe vendimin e treshes humoristike për t’u larguar nga ky program humori e për të shkuar drejt Vizon Plusit.

“Ne nuk u larguam nga “Portokalli”-a. Neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapricot e regjisorit.”,-është shprehur Juli duke vënë në dukje se në fakt largimi i SHBLSH-ave nga Portokalli ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve me regjisorin Altin Basha.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here