Inter mbyll merkaton në hyrje, Joao Mario drejt Betis…

0
47

Një sy qëndron ende vigjilent mes Tallin dhe Madrid, por pavarësisht ëndrrave, Inter ka mbyllur merkaton, të paktën atë në hyrje. Keita do të jetë blerja e fundit që i shtohet kontigjentit zikaltër në një merkato që solli plot tetë futbollistë të rinj. De Vrij e Asamoah në skadim të kontratës, plut Lautaro, Nainggolan, Politano, Vrsaljko, Salcedo dhe në fund, sulmuesi senegalez.

Nuk do të ketë prurje të tjera, përveçse nëse do të çbllokohet në momentin e fundit dhe për surprizë çështja Modric. Nëse nuk mbërrin kroati, atëherë fushata e blerjeve konsiderohet e mbyllur dhe Inter nuk do të bëjë më asnjë lëvizje për përforcim në dy ditët e ardhshme. Ndërkohë qëndron e hapur merkato në dalje, për të cilën skadenca do të shënohet në fund të muajit gusht, vetëm për rastet e transferimeve jashtë Italisë. I pari në listën e kandidatëve për tu larguar është Joao Mario, që në ditët e fundit mund të bindet të pranojë ofertën e Betis Sevilla, huazim i mundshëm. Në huazim mund të niset edhe Karamoh, për të çliruar ngjeshjen në një repart shumë të pasur.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here