Inter-Genoa, ndryshon marreveshja: Valietti-Radu shiten per 12 milione. Nderkohe te Inter vijne…

1
127

Eshte ne mbyllje e siper shkembimi i dyfishte mes Interit dhe Genoas.

Behet fjale per portierin Ionut Radu dhe mbrojtesin Federico Valietti qe jane gati te transferohen ne Genova.

Kurse rrugen e kundert do e bejne mbrojtesi Laurens Serpe qe do te arrij te Interi se bashku me sulmuesin Eddy Salcedo.

Sic raporton Sky Sport, pas takimit qe eshte mbajtur kete pasdite ku ishin prezent edhe Zarbano, Donatelli, Marcheggiani e Perinetti, tratativa ka avancuar shume.

Dy zikalterit do te transferohen ne Liguria per 12 milione euro me Interin qe do e mbaj te drejten e ri-blerjes per te dy lojtaret.

Ne anen tjeter Serpe e Salcedo do te arrijne te Interi me formulen e huazimit me te drejte blerje.

Sulmuesi i Genoas, Salcedo tashme ishte afer kalimit te Interi veren e kaluar se bashku me Pietro Pellegrin por pastaj asgje nuk u be. Ne anen tjeter Ausilio keshtu arrin qe te krijoj nje tjeter plusvalence per bilancin me te rinjte.

-Reklama-

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here