I kërkuar nga drejtësia italiane, kush është i riu i arrestuar në Tiranë

0
7

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë i riu shqiptar Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Arrestimi i tij u krye nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, të cilët e prangosën përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar 29 vjeçarin me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here