Hidhet shorti i “Euro 2020”, ja me kë do përballen Shqipëria dhe Kosova

0
10

Është hedhur në Dublin të Irlandës shorti për kualifikuesit e kampionatiti europian “Euro 2020” i cili do të zhvillohet në disa shtete të ndryshme.

Shqipëria do të jetë në Grupin H ku do të ketë përballë kundershtarë jo të lehtë, si Franca, Turqia, Islanda, Moldavia dhe Andorra.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Panucci do të përpiqen të përsërisin suksesin historik të 2016, për të bërë të mundur kualifikimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Ndërkohë, Kosova është në Grupin A. Në këtë grup spikat përfaqësuesja e Anglisë duke vijuar më pas me Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Më poshtë Grupet e plota të “Euro 2020”.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here