Erion Braçe debat me Ulsi Manjën, shkak Komisioni i Prokurimit Publik

0
36

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik ka përplasur në Konferencën e Kryetarëve deputetët e Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Ulsi Manja.

Shqiptarja.com ka zbardhur debatin e zhvilluar në mbledhjen e 6 majit.

–Erion Braçe: Shikoj se është rikthyer procedura për propozimin e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik dhe shoh se komision përgjegjës është ngarkuar Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe komision për dhënie mendimi është ngarkuar Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Kjo është e re, nuk ka ndodhur ndonjëherë, për më tepër që ligji për prokurimet publike ngarkon Komisionin e Ekonomisë për këtë gjë. Nuk e kuptoj se çfarë do të vlerësojë Komisioni i Ligjeve, do të bëjë seancë dëgjimore më vete?

-Gramoz Ruçi: Si qëndron puna, mund të na shpjegoni Moza?

–Mimoza Pano: Kryetar, Komisioni i Ligjeve është përfshirë për dhënie mendimi, për shkak se Komisioni i Prokurimit Publik është një strukturë kuazi gjyqësore, e cila shqyrton ankimet e procedurave të prokurimit dhe ndoshta mund të vlerësojë anën juridike të çështjes.

-Erion Braçe: Cilës çështje? Së pari, që Komisioni i Prokurimit Publik është një strukturë kuazi gjyqësore, ky është opinion. Ligji e ngarkon Komisionin e Prokurimit Publik me detyra të posaçme, nuk i ka dhënë as detyrën e gjykatës dhe as detyrën e gjykatësit asnjërit prej atyre njerëzve atje. Kështu që ky është opinion. Së dyti, ligji ngarkon Komisionin e Ekonomisë, madje është shprehur specifikisht që i jep të drejtën të bëjë edhe seanca dëgjimore me ta. Për çfarë duhet komisioni tjetër, në tejkalim të ligjit për prokurimin publik?

-Ulsi Manja: Unë nuk shoh asgjë të keqe këtu, sepse ne jemi komision për dhënie
mendimi dhe kemi Nënkomisionin për Administratën Publike.

-Erion Braçe: S’ka asnjë lloj lidhjeje. T’i lëmë këto histori, se nuk ka asnjë lloj lidhjeje.

-Ulsi Manja: Komisioni për Ekonominë është komision përgjegjës dhe, sigurisht,
raportin përfundimtar për seancën e përpilon Komisioni për Ekonominë. Nuk mendoj se… Dakord! Nuk mendoj se e cenon Komisionin e Ekonomisë, si komision që ka sferë të
veprimtarisë përgjegjëse direkt ekonominë, nëse struktura, propozimet e Kuvendit për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik kalojnë në Komisionin e Ligjeve. Gjithsesi, nëse Erioni nuk do të kalojë te komisioni ynë, ne nuk kemi ndonjë merak të madh, se komision për dhënie mendimi jemi.

-Erion Braçe: Mua nuk më intereson fare meraku i kurrkujt. Mua më intereson zbatimi i ligjit. Në qoftë se ligji për prokurimin publik ka ngarkuar Komisionin për Ekonominë dhe Financat për këtë gjë, këtë punë duhet ta bëjë ky komision dhe kaq.

-Ulsi Manja: Unë nuk dua të bëj debat për këtë çështje, sepse…

-Gramoz Ruçi: Mos bëni debat tani. Njëri kërkon të kalojë, tjetri të mos kalojë. E mora
vesh.

-Ulsi Manja: Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë Komisionit të Ligjeve i ka dhënë
Nënkomisionin për Administratën Publike.

-Erion Braçe: Shumë mirë, ndryshoni ligjin për prokurimin publik dhe bëjeni Rregullore të Kuvendit, pastaj vazhdoni, bëjeni ju, se unë s’merrem me këtë punë.

–Taulant Balla: Në fakt, ky është një diskutim që e kemi bërë edhe herën e kaluar, por e rëndësishme është që komision përgjegjës është Komisioni i Ekonomisë, por e zgjidhim, nëse Erioni mendon se nuk ka nevojë, dakord.

–Ermonela Felaj: Vijon të jetë në kalendar iniciativa për ndryshimin e Kodit Penal, e propozuar nga kolegu Tahiri, por kuptohet që nuk mund të vazhdojë më për sa kohë kolegu Tahiri ka lënë mandatin. Unë gjykoj se një prej atyre nismave (nuk dua ta shndërrojmë këtë mbledhje në një mbledhje qesharake, sepse kështu duket kur përmend këto lloj temash, por realisht është bërë problem dhe ne duhet t’i përgjigjemi) besoj se ka të bëjë me propozimin për mënyrën e mbajtjes së qenve, pasi edhe në ditët e fundit ka pasur shumë shqetësime për shkak se janë sulmuar njerëz dhe fëmijë. Unë besoj se iniciativën që ka paraqitur Saimiri mund ta rimarrë dikush nga ne dhe ta kalojmë, se nuk ka arsye që ta mbajmë në kalendar javë pas jave. Unë po them që duhet ta marrë dikush nga ne në një kohë të dytë, jo menjëherë. Pra, ideja është që ta adoptojmë tekstin, sepse është i gatshëm. Në mënyrë që të mos e marr dy herë fjalën, dhe ju kërkoj ndjesë për këtë, dua të them se ju keni pasur një takim me një grup të deputetëve kosovarë, përfshirë edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, ku na është kërkuar një veprim nga ana e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me miratimin e tri rezolutave që ka bërë Kuvendi i Kosovës. Nuk e di nëse është rasti që ta bisedojmë, por a mundemi ne si Kuvend që të përcaktojmë një planveprimi, që t’i përgjigjemi në mënyrë uniformë Kuvendit të Kosovës në lidhje me propozimet që ata na kanë bërë gjatë ditës së sotme?

-Vasilika Hysi: Z. Kryetar, unë kam një çështje jashtë rendit të ditës. Shpesh kolegët deputetë, por edhe drejtuesit e komisioneve nuk kanë informacionin e mjaftueshëm të rezolutave, si dhe të vendimeve të miratuara në Kuvend, jo në këtë legjislaturë, por në legjislaturat e kaluara. E mira do të ishte që ne në mbledhjen e Konferencës së Kryeartëve t’i informonim ata lidhur me tri mekanizmat që Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur: Mekanizmin e Monitorimit të Rekomandimeve të Institucioneve Kushtetuese të Pavarura të Krijuara me Ligj, si dhe detyrimet që ka çdo komision sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare.

-Gramoz Ruçi: A ka ndonjë tjetër që e do fjalën? Në mbyllje, lidhur me kalendarin, duke qenë se opozita nuk është prezente në këtë takim të Konferencës së Kryetarëve, do të shtoja që ne në asnjë mënyrë nuk duhet që të drejtën e diskutimit në komisione, edhe sipas kërkesës së drejtuesve të komisioneve, ta kufizojmë dhe është normale që secili komision të japë kontributet e veta. E para. E dyta, të jemi më komplementarë nga komisioni në komision, pavarësisht se si rregull është përcaktuar që një komision është përgjegjës, sigurisht është seanca plenare që ka detyrimin në të gjitha rastet që mendimet të unifikohen edhe kur ato unifikohen nga komisioni përgjegjës deri te komisioni që jep mendimin. Është e drejta e seancës që edhe deputetët individualisht, edhe komisionet paralelisht me to, kur kanë një mendim ndryshe, të bëhen objekt i diskutimit, i gjykimit dhe i vlerësimit dhe më pas votimi bëhet në seancë plenare. Për sa i përket çështjes së rezolutave të kolegëve tanë në Kosovë, sigurisht që unë i takova ata dhe besoj se janë takuar edhe me drejtuesit e komisioneve. A janë takuar me z. Shalsi? Ne kemi gjithë vullnetin për ta mbështetur këtë çështje, por unë do të nënvizoja se nuk më duket shumë oportune që rezolutë parlamenti i Kosovës, rezolutë parlamenti shqiptar. Ajo që ne duhet të bëjmë është kjo, sa do të jemi në gjendje për të implementuar dhe iniciuar marrëveshje të këtij lloji, që ato të jenë të implementueshme nga ana e ekzekutivit.j.j

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here