Dyqanet e Tiranës në “sitë”, kontroll për kapsolla e lëndë plasëse

0
14

Në kuadër të planit të masave për kontrollin e dyqaneve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse, Policia e Tiranës  ka vijuar kontrollet edhe ditën e sotme. Përkatësisht, kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj.
Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri. Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet e tregje, në gjithë vendin.

-Reklama-

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here